E rëndë, e zë bombola poshtë, vdes 3-vjeçari

E zuri poshtë bombola e gazit teksa luante, vdes fëmija trevjeçar në Mborje të Korçës.

Lajme

16/08/2018 13:35

Vogëlushi ishte lënë vetëm pa mbikqyrje, pranë lodrës së rrezikshme që peshoi mbi trupin e tij dhe i shkaktoi lëndime të rënda.

Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, fëmija nuk mundi të mbijetonte. Incidenti fatal ndodhi rreth orën 11:25.