E refuzoi verën e kaluar, Roma e do sërish Malcomin

Roma është duke tentuar të bëjë një transferim befasues.

Merkato

17/01/2019 08:53

Roma është e bindur se mund të transferojë Malcomin nga Barcelona.

Skuadra italiane ishte refuzuar nga braziliani në verën e kaluar, por që ata nuk heqin dorë nga transferimi i tij, përcjell lajmi.net.

Roma kishte arritur marrëveshje me Bordeaux, ndërsa lojtari ishte duke pritur në aeroport për t’i kompletuar testet mjekësore, por që Barcelona hyri në momentet e fundit në garë, duke i ndërruar fluturimin lojtarit.

Skuadra italiane tani dëshiron ta marrë sërish atë, pasi Malcom ka dështuar ta tregojë veten në Camp Nou. /Lajmi.net/