E realizoi një foto për qejfi dhe e postoi në internet, tash po ndiqet nga policia, ja çfarë fshihet pas saj (Foto)

Policia po bën përpjekje për të kapur këtë person, për shkak të një selfie që ai postoi në rrjetet sociale. Në fakt krimi duket të jetë te syzet e tij dhe kush e ka parë, e ka bërë për “budalla”. A mund ta kuptoni gabimin?

Fun

25/04/2017 14:27

Asgjë nuk duket e pazakontë nga fotoja e publikuar nga Pete Hemsley  në llogarinë e tij personale në Twitter, por nëse do ta shohim më nga afër do të kuptojmë krimin.

Pasi e ka kuptuar gabimin ai e ka fshirë menjëherë foton, por policia e ka të regjistruar si dokument.

Rezulton se “krimi” reflektohet në syzet e tij. Ai po i  jepte makinës në një shpejtësi marramendëse në mes të autostradës dhe po përdorte njërën dorë.

Këto janë vepra të rënda, kështu që policia nuk mundi të qëndrojë me krahët e kryqëzuara dhe reagoi se do të oftojë shpërblim për ata që ndihmojnë në gjetjen e Hemsley-t.