E quajnë të shëndoshë, vjen reagimi i ashpër i Fifit

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi apo siç njihet për publikun Fifi është shumë e pëlqyer nga fansat.

ShowBiz

29/05/2018 17:51

Kjo për faktin se është njëra ndër artistet më me pak komplekse e cila përcjell pozitivitet pothuajse çdo herë, shkruan lajmi net.

Kështu, ajo ishte e  ftuar në emisionin “Tell all”, e cila rrëfeu shumë gjëra rreth jetës private dhe asaj personale.

Një nga pyetjet e gazetares ishte nëse Fifi ka ndonjë mesazh për ata që e quajnë të shëndoshë.

Fifi mer mikrofonin dhe përgjigja e saj do ju habisë: “Veç edhe njëherë të ju dëgjoj nëse bëni krahasime e hollë e trashë, i madh i vogël. Po ju them se ose më doni kështu siç jam ose kokën kam për t’ua thyer kokën të gjithëve”, më pas fillon të qesh.

Nuk është hera e parë që Fifi kritikohet për mbipeshën, megjithatë në intervistat e saj tregon se nuk e ka fare problem këtë. /Lajmi.net/