E qeshura shëron disa sëmundje

Më shumë se medikamentet, e qeshura ndihmon trupin që të funksionojë sa më optimalisht.

Lifestyle

09/10/2015 09:29

Situata e vështirë ekonomike, një numër problemesh të tjera, si dhe streset e ditës na bëjnë që ne të harrojmë se ekziston brenda nesh fuqia që mund të ndihmojë trupin dhe shpirtin.

Qeshja është i vetmi medikament për të cilin nuk duhet të paguash asgjë dhe ndihmon me të gjitha sëmundjet.

Dëshmia për këtë gjë ekziston edhe në mjekësi – e qeshura përshpejton punën e diafragmës dhe kështu nxit sekrecionet e hormonit të lumturisë, zvogëlon dhimbjen dhe relakson trupin.

Megjithatë, që kjo të jetë e dobishme, e qeshura duhet të jetë e sinqertë dhe e përditshme.

E qeshura është një proces i lidhur me ndjenjat e këndshme që kanë një efekt pozitiv në trup, në kundërshtim me gjendjen e stresit. Ajo forcon sistemin imunitar duke ulë lirimin hormonit të stresit.

Përveç kësaj, ajo rrit kapacitetin e mushkërive dhe pasurimin gjakut me oksigjen.