E pyesin për transferimin në Juventus, do të befasoheni nga përgjgjja e Marcelos

Marcelo ka lënë gjithçka të hapur sa i përket largimit nga Real Madrid.

Sport

15/08/2018 07:27

Marcelo nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Real Madrid.

Mbrojtësi brazilian spekulohet se mund t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Juventus.

Dhe, ai ka reaguar ndaj spekulimeve gjatë paraqitjes në konferencë për media para ndeshjes së Superkupës së Evropës kundër Atletico Madridit, përcjell “lajmi.net’.

“Unë në Juventus me Ronaldon? Nuk dua të flas tani, jemi këtu për një finale dhe nuk është momenti”, deklaroi Marcelo. /Lajmi.net/