E pyesin për përforcime, ja çfarë thotë Lopetegui

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui është paraqitur në një konferencë për media.

Sport

18/08/2018 13:17

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka thënë se ka besim të plotë te skuadra e tij.

I pyetur nëse planifikon përforcime të tjera gjatë këtij afati kalimtar të verës, ai ka ftuar tifozët të kenë më tepër besim te skuadra ekzistuese.

“Kemi shumë talentë dhe duhet të punojmë me ata që i kemi”, deklaroi Lopetegui në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Kemi një grup fantastike, do ta shihni një Real Madrid të talentuar. Me rëndësi janë ata që janë këtu, jo ata që nuk janë më pjesë e jona”, u shpreh ai. /Lajmi.net/