E pyesin për Kampionatin botëror 2018, ja si përgjigjet Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic beson se ka ende çka të ofrojë në nivelin ndërkombëtar edhe pas transferimit në Major League Soccer.

Sport

31/03/2018 09:24

Zlatan Ibrahimovic është optimist se do të ftohet nga Suedia për Kampionatin botëror 2018.

Sulmuesi është larguar nga Manchester United duke iu bashkuar ekipit të LA Galaxy.

Por, ai beson se ka ende çka të ofrojë në nivelin ndërkombëtar edhe pas transferimit në Major League Soccer, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk kam nevojë për ftesë, nëse dua, do të jem në Botëror”, u shpreh Ibrahimovic në pyetjen e gazetarëve nëse dëshiron të luajë në “Ruso 2018”. /Lajmi.net/