E pyesin për besimin fetar, kjo është përgjigja e Noizyt

Rigels Rajku i njohur në publik si Noizy është një nga reperët më të kërkuar shqiptar.

ShowBiz

26/05/2018 11:19

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore dhe koncerte në vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

Reperi është përfshirë në një debat me fansat e tij, të cilët e pyesnin atë se cilit besim fetar i takoon ai.

“Jam njeri. Të pyesësh për fenë është si të pyesësh a ke shkollë. Për fat të keq shkollë nuk kam dhe aq shumë por mësova nga jeta disa rregulla të forta të cilat vazhdoj i zbatoj pa shkollë. Mos doje të thoje a besoj në zot, në zot po, por nuk jam me skuadra e majtë e djathtë. Jam OTR”, ka shkruar Noizy në përgjigjen e tij.

Por, pasi fansi e pyeti direkt nëse është mysliman apo i krishterë, përgjigja e reperit ishte “Jam njeri”, duke lënë në pikëpyetje çështjen se cilit besim i takon. /Lajmi.net/