E pret “ferri” në Beograd, Hysaj relaksohet me familjen

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, dhe pas fitores në këtë fundjavë me Fiorentinën, Elseid Hysaj duket se ka nevojë për pak relaks. 

Sport

17/09/2018 17:30

Në një foto të postuar ditën e djheshme në Instagram nga partnerja e tij, Fiorenza, ata shihen teksa pushojnë në një varkë në ishullin Iskia, në gjirin e Napolit, bashkë edhe me djalin e tyre, Elis.

Një pushim i nevojshëm ky për mbrojtësin shqiptar, para transfertës të vështirë, ditën e nesërme në Champions League, ndaj Crvena Zvezdës në Beograd, ku pritet një stadium i tejmbushur.