E presim përkrahjen e Vetëvendosjes!

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka hedhur poshtë mundësitë që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja. Ai ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma, do ta formojë qeverinë e re para shtatorit. Sipas tij, problem nuk do të paraqesin as kushtet të cilat i ka vënë partia e Albin Kurtit.

Lajme

11/07/2014 09:14

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se nuk do të ishte mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai ai thotë se shpreson në funksionimin e koalicionit LDK-AAK-Nisma.

“Nuk pres të ket zgjedhje të reja, për arsye se do të funksionojë koaliciononi LDK-AAK-Nisma, i cili ka numrat në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Rugova duke shtuar se akush nuk mund të prishë ujdinë e krijuar ndërmjet këtyre tri partive politike.

Në këtë kontekst, Rugova ka thënë se nuk do të paraqesin problem as kushtet të cilat i ka vënë partia e Albin Kurtit.

“Çdo marrëveshje behët ne bazë të kompromiseve dhe ne si LDK nuk mund të punojmë me kushte të kujdo qofshin ato. Ne nuk mund ta kemi lakun ne fyt as prej Vetëvendosjes e as prej askujt. Ne qoftë se ata mendojnë se Kosova nuk duhet tash e tutje të qeveriset nga Hashim Thaçi, atëherë duhet të na përkrahin”.

“Prandaj e presim përkrahjen e Vetëvendosjes”, ka thënë Rugova.

(Epoka e Re)