E premtja me ngjarje të rralla qiellore

Eklipsi diellor, super-hëna, ekuinoksi pranveror; e premtja do të sjellë ngjarje të rralla qiellore.

Auto & Tek

17/03/2015 14:46

Eklipset kanë kohë që cilësohen si frikësues për shkak që sjellin ngjarje të këqija, por ekuinoksi pranveror festohet si kohë e ripërtëritjes dhe e një fillimi të ri.

Përderisa eklipsi diellor do të ndodh të premten, dy ngjarje të tjera të rralla qiellore që janë më pak spektakolare do të ndodhin gjithashtu: një super-hënë dhe ekuinoksi pranveror, transmeton Lajmi.net.

Një super-hënë, apo një hënë perigje, ndodh kur hëna e plotë apo e re e bënë lëvizjen më të afërt nga Toka, duke e bërë të duket më e madhe se zakonisht. Ndërsa, ekuinoksi pranveror i referohet kohës kur dita dhe nata janë të barabarta në kohëzgjatje.

Eklipsi diellor i referohet një fenomeni kur dielli dhe hëna rreshtohen lartë, kështu që kjo e fundit e errëson atë. Dhe përderisa kjo nuk do të ndikohet nga dy efektet e tjera, ngjarja është e rrallë për shkak që të tre ngjarjet ndodhin në të njëjtën ditë dhe secila individualisht, transmeton Lajmi.net.

Ngjarja që veçohet është ekuinoksi i cili do të ndodh gjithashtu më 20 mars. Përderisa nuk do të ketë ndonjë ndikim të dukshëm në mënyrën se si eklipsi diellor do të duket, ai do të kontribuojë në një përplasje të rrallë të tri ngjarjeve të pazakonta qiellore.

Më 20 mars, boshti i Tokës do të jetë pingul rrezeve të diellit – që ndodh vetëm dy herë në vit, në dy ekuinokset. Pas kësaj, rrezet do të fillojnë të kthehen në të, duke bërë ditët më të gjata në hemisferën veriore.

Kështu, ekuinkosi ka kohë që festohet si një kohë e fillimit dhe ripërtëritjes, nga një numër i kulturave historike. Ekuinoksi do të ndodhë në të njëjtën kohë me eklipsin diellor herën tjetër më 2053 dhe 2072.