“E premtja e zezë” bllokon Prishtinën (Foto)

E njohur si “E premtja e zezë” ose “Black Friday”, kjo ditë e ka gjenezën në SHBA, në Ditën e Falënderimeve. Gjatë kësaj të premte, dyqanet gjithandej vendit bëjnë zbritje të jashtëzakonshme dhe blerësit kanë mundësi që brenda vetëm pak orësh ta shfrytëzojnë këtë zbritje.

Lajme

24/11/2017 16:55

“Black Friday” ka vite që praktikohet edhe në Kosovë. Megjithatë, kjo e premte shkakton edhe shumë kokëçarje, sidomos në trafik, shkruan lajmi.net.

Fotografitë e fundit që vijnë nga Prishtina tregojnë kaos të plotë. Bllokada në trafik është si kurrë më parë. Kjo edhe i ka zemëruar shumë shoferët. /Lajmi.net/

black1 blac2 black2