E premtja e lumtur e Afërditës, ja pse

Vendi i saj më i preferuar është palestra.

ShowBiz

04/01/2019 13:26

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj është njëra nga artistet që të shumtën e kohës e kalon në palestër, shkruan lajmi.net.

Për këtë gëzon forma trupore bombastike, pasi ka shumë vite që është frekuentuese e rregullt. “E premtja e lumtur”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Ndryshe, viti 2018 ka qenë një nga vitet më të lumtura për Dreshajn pasi e kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Ajo gjithashtu, tash e një kohë e ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë. /Lajmi.net/