E premtja do të jetë e dhimbshme për tifozët e Barcelonës, ja çfarë do të bëjë Iniesta

Andres Iniesta do ta konfirmojë largimin e tij nga Barcelona, të premten, gjatë një konference për media.

Sport

26/04/2018 09:22

Andres Iniesta do ta konfirmojë largimin nga Barcelona, ditën e premte.

Gjithçka duket e vendosur dhe mesfushori e ka njoftuar klubin katalan se do të largohet nga Camp Nou, pas përfundimit të këtij sezoni.

Dy gazetat kryesore sportive katalane “Mundo Deportivo” dhe “Sport” raportojnë se Iniesta ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Kinë, përcjell “lajmi.net”.

Iniesta do ta konfirmojë largimin e tij nga Barcelona, të premten, gjatë një konference për media në Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi. /Lajmi.net/