E premte, i 13’ti: Pse njerëzit frikësohen nga kjo datë kur bie të premten?

E premte, i 13’ti – e njohur gjithashtu edhe si “E premtja e Zezë” – ka kohë që cilësohet si një ditë e keqe, pa fat. Pse njerëzit frikësohen aq shumë nga kjo datë kur bie të premten?

Fun

13/11/2015 16:58

Në vitin 1993, shkencëtarët gjetën se kur e premtja binte në datën 13, rastet e përgjithshme të shtrirjes në spital ishin më të larta.

Historia e të premtes së 13’të
Bestytnitë rreth kësaj dite mendohet të kenë ardhur gjatë Mesjetës, dhe mund të ketë edhe origjinë biblike. Disa historianë besojnë se kjo ishte dita kur Eva (Hava në fenë Islame) hëngri mollën nga ‘Pema e Dijes’, dita kur filloi përmbytja e Tokës në kohën e Noas (Nuhut) dhe kur filloi ndërtimi i Kullës së Babelit.

Në Dhiatën e Re, thuhet se 13 persona ishin prezent në darkën e fundit me Jezusin, një ditë para se ai të kryqëzohej.

Në romanin e tij ‘Kodi i Da Vinçit’, Dan Brown citon ekzekutimin e tempullarit Jacques de Molay të ketë ndodhur të premten e 13’të. Ai e mallkoi Papën dhe Mbretin e Francës, dhe kjo solli fatkeqësi përgjatë shumë brezave.

Një lojë numrash
Numri 13 është konsideruar i pafat për shumë vite, madje edhe para Krishtit. Numri 12 është konsideruar historikisht numër i plotësisë, përderisa 13’ti është konsideruar i fatkeqësisë. Ka 12 muaj të vitit, 12 perëndi të Olimpit, 12 orë të kohës, 12 fise izraelite, 12 apostuj të Jezusit, 12 imamët pasardhës të Muhamedit.

Frika nga e premtja e 13’të ka një emër
Paraskevidekatriaphobia – nga fjalët greke “paraskevi” që do të thotë e premte, dhe dekatreis që do të thotë 13. Frika nga numri 13’të quhet ‘triskaidekaphobia’.

Sa shpesh ra i 13’ti të premten këtë vit?
Shumica e viteve kanë vetëm një apo dy të premte të 13’ta. Por, ne kemi pasur një në shkurt dhe një në mars, dhe sot është e fundit. Nëse “ia dalim mirë” me këtë të fundit, ne nuk do të kemi më të premte të 13’ta deri në maj të 2016’ës – që është e vetmja në këtë vit, shkruan lajmi.net.
Ndryshe, historia njeh shumë fatkeqësi të kenë ndodhur gjatë të premtes së 13’të, njëra nga të cilat është vdekja e reperit Tupac Shakur, i cili vdiq të premten me datë 13 në vitin 1996, gjashtë ditë pasi ishte qëlluar me armë disa herë. (lajmi.net)