E pranon Sanchez: Nuk po arrij të përshtatem te United

Alexis Sanchez ka pranuar se muajt e parë te Manchester United kanë qenë jo të mira.

Sport

21/05/2018 17:37

Kiliani është kritikuar globalisht pas paraqitjes së dobët në finalen e FA Cup ku Djajtë humbën ndaj Chelsea-t.

Dhe Sanchez ka zbuluar se nuk është përshtatur akoma me stilin e lojës së Mourinho-s.

“Mendoj se në çdo ndeshje ku kam luajtur e kam pasur të vështirë të adaptohem me stilin e lojës,” shprehet Sanchez, transmeton telesport.al.

“Mendoj se United është një klub i madh në nivel botëror sidomos në Angli ku është më i madhi. Gjithmonë do të fitojë dhe të luftojë në të gjithë frontet dhe kjo është arsyeja pse erdha këtu.”

Unitet e mbylli sezonin pa asnjë trofe dhe roli i Sanchez është vënë në dyshim.