E porsalindura e ‘ndihmon’ motrën e madhe të ndalojë së qari (Video)

Ka shumë gjëra për të cilat duhet përgatitur kur shtëpisë i shtohet edhe një e porsalindur: netë të shumta pa gjumë, konflikte mes fëmijëve etj. Por, çdo prind e dinë se ka edhe befasi të shumta të cilat nuk kanë mundur t’i parashikojnë më herët.

Fun

05/10/2016 14:36

Në disa raste, këto befasi mbesin momentet më të mira të jetës.

Merrni shembull këtë video nga nëna e dyshes Ether Anderson, e cila është postuar në Today. Pas një nate të vështirë për të porsalindurën Tessa, motra e madhe Ellia ishte zgjuar e zemëruar dhe duke qarë. Por, në vend se ta fajësonte motrën e vogël, Ellia kishte gjetur ngushëllimin duke e përqafuar atë.

Shikoni në videon e mëposhtme kokën e Tessas dhe padyshim se do të prekeni emocionalisht nga ky moment. Nuk ka ndonjë dyshim se kjo dyshe do ta krijojë një lidhje të pandashme.