E plagos aksidentalisht bashkëshorten

Në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka plagosur bashkëshorten e tij.

Lajme

27/11/2018 09:47

Më 25 nëntor në Prishtinë në rrugën “Astrit Rrushi”, në ora 23:20, është arrestuar një person, pasi që i njëjti në banesën e tij aksidentalisht i kishte shkrepur arma dhe si pasojë ishte plagosur bashkëshortja e tij, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Pas daljes së Policisë në vendin e ngjarjes, në banesën e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/