E pështirë: Shërbyesja e hotelit urinon në pijen e klientit (Video)

Një video shqetësuese është publikuar online ku shihet momenti kur një shërbyese e hotelit urinon në një gotë që mbante lëngë portokalli, për ta shërbyer më pas tek klienti.

Fun

26/04/2016 15:07

Në pamjet tmerruese, pija së pari shihet teksa përgatitet nga një punonjëse që mbante veshur një uniformë të kaltërt e cila e vendosi atë mbi kuzhinë, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Por teksa ajo largohet nga kamera, një tjetër grua, shihet në sfond duke urinuar në një gote dhe më pas duke e përzier atë në gotën tjetër.

Mendohet se pamjet janë kapur në Kuvajt, edhe pse vendi i saktë nuk është i qartë./lajmi.net

YouTube player