E përplas makina dhe ngordh, prekëse ajo që bën shoku i tij për ta ndihmuar

Qentë janë mirënjohës dhe mjaft besnikë, jo vetëm ndaj familjes që i mban ata, por edhe ndaj qenve të tjerë.

Fun

20/04/2018 08:53

Banorët e një qyteti kinez u bënë dëshmitarë të një skene ku një qen besnik u përpoq të ringjallte një tjetër qen i cili ishte vrarë nga një makinë në rrugë.

Video e cila u bë virale në internet është regjistruar në Yibin, në jugperëndim të provincës Sichuan të Kinës, raporton Daily Mail.

Qeni përfundoi i vrarë pas përplasjes nga një makinë teksa po tentonte të kalonte rrugën para një hoteli. Ai qëndroi aty i shtrirë duke u përpëlitur derisa ngordhi pasi asnjë nga kalimtarët nuk u ndal për ta ndihmuar atë.

Të vetmit që erdhën për ta ndihmuar ishin tre shokët e qenit fatkeq, përfshirë edhe qenin e zi që shihet në video.

Një grua e cila punonte aty afër tha se i kishte parë shpesh qentë që të rrinin bashkë dhe se pa qenin e zi që mundohej të ringjallte trupin e ngordhur të qenit të verdhë në rrugë.

Nuk ka ligj në Kinë për të mbrojtur qentë e kafshët e tjera të vogla. Ndërgjegjësimi i publikut për mirëqenien e tyre është relativisht i ulët në krahasim me Perëndimin./b.l/noa.al/