E pazakontë: Stuhia derdh tonelata ujë mbi liqenin alpin (Video)

Moment i pabesueshëm...

Fun

16/06/2018 16:30

Është xhiruar krejt rastësisht një stuhi e cila lëshoi tonelata ujë mbi lumin alpin.

Një prodhues amator filmash, Peter Maier, 27 vjeçar, xhiroi fenomenin e motit i njohur si ”mikroburst” i lagësht në një video me efekt të ngadalshëm derisa po qëndronte tek liqeni Millstatt në Austri, raporton daily mail, transmeton lajmi.net

27 vjeçari, i cili punon në një industri të energjisë në qytetin Basel të Zvicrës, e përshkroi stuhinë si ‘cunami nga parajsa’.

Pasi e postoi në rrjetin social ‘facebook’, tha: ”Nuk mund të planifikohet kapja e këtyre imazheve. Ishte me të vërtetë shkrepje fatlume.”

Menjëherë pas postimit, video u bë virale, duke i tërhequr 1.4 milion shikues dhe mbi 25 mijë shpërndarje. /Lajmi.net/