E pazakontë, një shqiptar, pjesë e misionit ‘Apollo 11’ në Hënë

A e dini se një shqiptaro-amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë? Wilson Kokalari!

Fun

12/08/2017 14:53

Wilson Kokalari u lind në Gjirokastër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 1-vjeçare.

Kjo histori sillet sot nga Ambasada Amerikane në Tiranë në rubrikën “Foto e ditës”.

“Inxhinier, Wilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin Apollo 11. Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së Apollo 11, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike. Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes.” /Lajmi.net/