E pazakontë: Nëna me ngjyrë sjell në jetë një fëmijë të bardhë

Catherine Howarth është nëna më e veçantë në botë për një fakt: pavarësisht se vetë është me ngjyrë, ajo ka sjellë në jetë 2 fëmijë të bardhë.

Lifestyle

20/02/2017 15:11

35-vjeçarja që jeton në Londër ka sjellë në jetë fëmijën e parë në vitin 2014, një djalë bjond me sytë blu.

Lajmi mori dhenë në atë kohë, pasi konsiderohet një rast tepër i rrallë, që një nene me ngjyrë të lindin një fëmijë të tillë.

Raste të tilla ndodhin një në një million, por për çiftin duket se ky rregull nuk vlen.

Ditët e fundit, ata kanë sjellë në jetë fëmijën e dytë: një vajzë e bardhë.

Kjo ka bërë që rasti të merret menjëherë në studim.

Jonah që sot është 3 vjeç, ka një motër të vogël bionde dhe me sy blu, që quhet Sophia.

“Kur lindi fëmija im i parë, mendova se më kishin sjellë fëmijën e gabuar. Pastaj mjekët na shpjeguan se ishte ndër rastet e rralla, një në një million. Në familjarisht jemi të gjithë me ngjyrë, kemi origjinë nigeriane. Nuk mund ta besonim që do të sillnim në jetë një fëmijë të bardhë, aq më pak dy”, thotë nëna.

Gjenetistët thonë se ky rast mund të shpjegohet me ndonjë paraardhës të bardhë, gjenet e të cilit rastësisht kanë “ngritur krye” dy herë rresht.

“Ne jemi me shumë fat që kemi dy fëmijë të mrekullueshëm. Kjo është ajo që ka rëndësi më shumë se çdo gjë”, thotë babai i tyre.