E pazakontë: Lopët bllokojnë rrugën në Prishtinë (Video)

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur kryeqyteti i Kosovës llogaritet të jetë një qendër e urbanizuar. Megjithatë një ngjarje jo fort e zakonshme për kryeqytete është parë të ketë ndodhur sot në Prishtinë, në rrugën që dërgon te Parku i Gërmisë, raporton lajmi.net.

Fun

24/08/2015 21:45

Disa lopë kanë bllokuar komunikacionin në një udhëkryq duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Në një video të dërguar nga një lexues i lajmi.net, shihet se si disa lopë për disa minuta kanë mbajtur të bollukuar semaforët e kësaj rruge. (lajmi.net)