E pazakontë: Deveja tërheq makinën në mes të borës

Një video e çuditshme që tregon një deve duke nxjerrë një makinë nga bora në një rrugë ruse po bën xhiron në mediat sociale.

Fun

14/02/2019 14:31

Pamjet thuhet se tregojnë një deve që përpiqet të tërheqë makinën nga dëbora në një rrugë të dyfishtë.

Kafsha, e kontrolluar nga dikush, arrin në përpjekjen e tretë të nxjerrë makinën e bllokuar.

Në fund të videos duket një traktor, si duket pasi dështoi të shpëtojë makinën.

Një deve nuk është aspak një shfaqje tipike për dimrin rus, por vendasit në Saratov duhet të jenë ”krijues” pasi qyteti u godit nga një sërë stuhish masive të borës që nga fillimi i vitit.