E pazakontë: Bashkëlojtarët përleshen, kundërshtarët i ndajnë

Pamje të pazakonshme vijnë nga liga e dytë franceze.

Sport

19/03/2018 19:12

Ndeshja e ligës së dytë mes Quevilly Rouen dhe Auxerre, solli pamje jo fortë të këndshme.

Ishin dy lojtarë të Auxerre që në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes filluan të përleshen mes-vete, gjë që detyroi gjyqtarin t’i ndëshkojë me karton të kuq.

Ajo që ishte e pazakontë në këtë përleshje, ishte se më shumë lojtarët e ekipit kundërshtar tentonin të zbutnin gjakrat në këtë zënkë, se sa lojtarët e tjerë të Auxerre./Lajmi.net/