E pashpjegueshme: Komuna e Prishtinës s’dëshiron që fermerët e saj të furnizohen me naftë më të lirë

Kompania e derivateve të naftës “HIB Petrol” ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me shumë komuna të Kosovës me qëllim që për një vit t'iu ofrojë naftë më të lirë bujqve. Por, Komuna e Prishtinës ka refuzuar që bujqit e saj të marrin derivate të naftës më lirë për 5 centë më lirë për një vit.

Lajme

14/07/2018 11:06

Marrëveshja në mes të “HIB Petrol” dhe komunave është në shërbim të ofrimeve dhe krijimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes palëve në fushën e bujqësisë, sipas kushteve të tregut dhe normave të besimit reciprok, për mbështetjen e fermerëve.

Pra “HIB Petrol” ka arritur marrëveshje me shumicën e Komunave në Kosovë për pos Prishtinës që të furnizojë fermerët me 05 centë më lirë për litër se sa çmimi ditor në pikat ku ata furnizohen.

Këtë mundësi mund ta shfrytëzojnë të gjithë fermerët, të cilët kanë numrin identifikues të fermerit (NIF) që janë të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë si fermer, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, marrëveshja është dedikuar vetëm për mjetet bujqësore që ka për qëllim punimin e tokave bujqësore dhe marrëveshja ka validitet për një vit me mundësi vazhdimi në me të palëve.

Ndryshe, fermerët në bazë të kësaj marrëveshje nuk janë të detyruar që me mekanizëm bujqësor të vijnë në pikat e kësaj kompanie, por që furnizimin mund ta bëjnë edhe në forma tjera.

Në Komunën e Prishtinës nuk kanë dhënë përgjigje lidhur më atë se pse kjo komunë nuk është shprehur e gatshme për një marrëveshje të tillë.

Menaxheri gjeneral i kompanisë “HIB Petrol”, Finski Thaçi ka thënë se përmes kësaj mënyrë po mundohen që sadopak t’u dalin në ndihmë bujqve të komunave, pasi siç ka thënë ai, kanë logjistikë dhe furnzim të bollshëm.

Ai ka thënë se duke parë numrin e madh të fermerëve në Komunën e Prishtinës i janë ofruar edhe kësaj komune, por nuk kanë marrë përgjigje. “Me shumicën e Komunave të Kosovës kemi arritur Memorandum bashkëpunim për një vit me mundësi vazhdimi. Kjo ofertë prek direk bujqit kosovarë. Bile disa Komuna aq shumë janë gëzuar saçe e kanë transmetuar edhe si sukses të tyre. Nuk e di pse Komuna e Prishtinës është e vetmja që nuk na ka kthyer përgjigje, kur dihet që bujqësia kultivohet mjaftë shumë edhe në këtë Komunë”, tha Thaçi.

Ndryshe, para pak ditëve, Komuna e Gjilanit në një komunikatë për media ka njoftuar se ka arrin marrëveshje me “Hib Petrol” për ulje të çmimit të naftës për 5 për qind për fermerët.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja e re me “HIB Petrol” për uljen e pagesës për naftë, është në kuadër të pakos së premtuar për familjet bujqësore.

Ndërkaq, Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që pos subvencioneve të mëdha që ka shpërndar Komuna, ky akt do të jetë mbështetje e madhe për farmerët e Gjilanit.

“Të gjithë farmerët që duan të përfitojnë nga zbritja e çmimit ditor të tregut, duhet të paraqesin numrin identifikues të fermerit (NIF), e që janë të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë. Marrëveshja e arritur është e dedikuar vetëm për mjete bujqësore e që ka për qëllim punimin e tokave bujqësore”, ka thënë Ramadani.

Edhe Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Pejës e përfaqësuar nga Drejtori, Mehdi Mulaj  dhe “Hib Petrol” e përfaqësuar nga Petrit Brahimaj kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve në mes palëve në fushën e bujqësisë, sipas kushteve të tregut dhe normave të besimit reciprok për mbështetjen e fermerëve.

Ndërsa, Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka nisë zbatimin e projekti mbështetës me kompaninë HIB -Petrol. Kjo e fundit të gjithë fermerët e komunës së Ferizajt do t’i subvencionoj me derivate të natës për 05 cent  më lirë se sa çmimi i tregut. Në nisje të këtij projekti u tha se Komuna e Ferizajt është e para që po përfiton nga ky subvencionim. Bujqit Xhevat Uka dhe Basri Avdyli, janë fermerët e parë që e shfrytëzuan këtë mbështetje. Ata kanë thënë se kjo iniciativë është e mirëseardhur ngase brenda viti shpenzojnë një sasi të madhe të derivateve të naftës për nevojat e tyre.

Në anën tjetër këtë nismë e kanë vlerësuar edhe i pari i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, duke thënë se ky projekt është në të mirë të fermerëve  dhe se do të vazhdoi gjatë tërë viti. Madje kanë shtuar se përfitues janë të gjithë fermerëve pavarësisht se me çfarë veprimtarie bujqësore merren.

Marrëveshje me “HIB Petrol” kanë arritur edhe disa komuna tjera të Kosovës. /Lajmi.net/