E parkon aeroplanin para kafenesë për të pirë një pije (Foto)

Një njeri e parkoi një aeroplan poshtë një rruge në Australi para një lokali, për të marrë një pije, por u akuzua më pas nga policia.

Fun

03/11/2014 22:39

37 vjeçari banor i Newman, Australi Perëndimore, e voziti avionin pa krahë Beechraft deri në parkingun e makinave të një kafeneje, të premten pasdite, transmeton Lajmi.net.

Ai më pas shkoi në kafene dhe kërkoi një pije. Policia dyshon se ky marifet ishte një shaka e Halloween, dhe zyrtarët e morrën në pyetje atë kur e vunë re avionin e parkuar në parking.

Ai bëri një test alkooli në vendin e ngjarjes dhe pranoi se nuk ka liçensë piloti. Avioni që ishte parkuar aty nuk kishte fluturuar fare dhe nuk kishte shkaktuar ndonjë aksident.

Në fund, policia e cilësoi rastin si “rrezikim i jetës njerëzore” duke ju thënë gazetarëve se avioni kishte udhëtuar dhe kishte përbërë një kërcënim.

Ngjarja padyshim që nga larg duket qesharake, të ndalosh me aeroplan para një lokali për të pirë një pije.