E paralizuar që në moshën 17 vjeçare, surprizon të gjithë të ftuarit në martesën e saj (Foto)

Çasti më emocionues në një dasmë padyshim se është nusja teksa kap dorën e babait të saj, për të ecur ngadalë në mes të të ftuarve për të shkuar tek altari. Por, kjo nuse e paralizuar, bëri diçka të cilën askush nuk e priti.

Fun

07/03/2017 19:47

Nusja Jaquie Gocher, 25 vjeç, e cila ka qenë atlete, është paralizuar nga qafa e teposhtë trupit që nga mosha 17 vjeçare. Ecja në këmbë në ceremoninë e dasmës ishte diçka të cilën askush nuk e priti.

Ajo erdhi fillimisht në karrocë, por, më pas u ngrit, qëndroi pakëz në këmbë dhe filloi pastaj të ec drejt burrit të ardhshëm, transmeton lajmi.net

Mjekët në kohën e paralizës kanë thënë që ka mundësi që Jaquie nuk do të jetë në gjendje të ec më asnjëherë. Por të jesh atlete, dhe të durosh qëndrimin në karrocë është thjesht e pamundshme.

Për tetë vite, Jaquie nuk isht në gjendje të bëjë shumë përparim për të ecur rrotull.

Pjesa më e vështirë për Jaquie ishte se nuk ishte në gjendje të bëjë ushtrimet.

Një vit para se të martohej, ajo i vendosi vetes si qëllim që në ditën e martesës të ecte.

Padyshim se ajo arriti qëllimin e saj dhe gjithkush u surprizua duke e parë atë teksa vallëzonte më pas me burrin, në ditën e tyre më të lumtur. /Lajmi.net/

paralyzed-bride-walks-at-wedding-jaquie-goncher-26paralyzed-bride-walks-at-wedding-jaquie-goncher-27