E paralajmëroi për nesër por kënga e Erës “Oh God” me Koshens lansohet sot

Ka publikuar këngën e re.

ShowBiz

26/07/2018 21:50

Është fjala për këngëtaren Era Istrefi e cila me anë të rrjeteve sociale paralajmëroi se kënga “Oh god” do publikohej nesër, shkruan lajmi net.

Megjithatë kanali zyrtar i “Ultra Music”, ka lansuar projektin e ri të Era Istrefit në bashkëpunim me xhamajkanin, Koshens.

Në këtë projekt Era vjen mjaft sensuale, madje shfaq disa momente intime edhe me artistin xhamajkan. Theksojmë, se këngën e ka lansuar vetëm një javë pas asaj “Prisoner”, klipin e së cilës e kishte realizuar në Xhamajka. /Lajmi.net/

YouTube player