E papritur: United transferon Balen

Gareth Bale mund të rikthehet në Premierligë.

Sport

27/05/2018 17:22

Ylli uellsian ka tërhequr vëmendjen e Manchester United me deklaratën e bërë pas fitoren 3:1 ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Heroi i Real Madridit në këtë finale e pranoi se është i pakënaqur me situatën e tij te ‘Los Blancos’, duke ngritur dyshime të mëdha për të ardhmen.

Kjo deklaratë e 29 vjeçarit ka bërë që Manchester United të nis një ofensivë për transferimin e tij në ‘Old Trafford’.

Bale është vetëm një nga dëshirat e mëdha të Manchester United, që këtë verë do të shpenzojë deri në 250 milionë euro në tregun e transferimeve./Lajmi.net/