E papritur: Salah transferohet te Real Madrid

Ish-sulmuesi egjiptian i Romës, Totenhemit, Ajaxit, Mido, në një postim në llogarinë e tij në “Twitter” ka shkruar lajmin se Muhamed Salah mund të transferohet te spanjollet e Real Madridit.

Sport

20/11/2017 18:22

“Nuk besoj se Salah do të rrijë ne Liverpul, për shumë kohë, ai shumë shpejt do të shkojë në Madrid. Hala Madrid!”, shkruan lojtari egjiptian.

Salah u transferua nga Roma në Liverpul këtë verë edhe ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje, ku 6 nga rrjetat kanë ardhur në Ligën e Kampionëve.

Përndryshe egjiptiani kryeson në listën e golashënuesve në Premierligë, me nëntë gola të shënuara./Lajmi.net/