E papritur: Reali ia merr nga duart transferimin Barcelonës (FOTO)

.

Sport

12/08/2017 23:53

Edhe Real Madrid ka hyrë në garë për talentin e Dortmundit, Ousmane Dembele.

‘RAC-1’ shkruan se skuadra kampione e La Ligas, është e gatshme të luftojë me Barcelonën, për sulmuesin 20 vjeçar.

Dembele ka refuzuar të stërvitet me Dortmundin duke kërkuar të transferohet te Barcelona, si zëvendësim i Neymarit, por tani në tavolinë ka edhe një ofertë nga Real Madrid.

Reali dëshiron të përdorë raportet e mira me skuadrën gjermane, për të arritur deri te reprezentuesi francez./Lajmi.net/