E papritur: Raiola në janar ia ofroi Pogban skuadrës së Manchester Cityt

Pep Guardiola ka deklaruar se Paul Pogba dhe Henrikh Mkhitaryan i janë ofruar Manchester Cityt nga agjenti Mino Raiola.

Sport

06/04/2018 18:24

Këtë deklaratë Guardiola e ka thënë në prag të derbit me Manchester United, ku skuadra e tij në rast fitoreje do të shpallej kampione e Premierligës.

Raiola që në muajin mars e kishte ofenduar Guardiolan duke e quajtur “qen” dhe “frikacak” pas transferimit të Ibrahimovic nga Manchester United te LA Galaxy, në janar këtij trajneri i kishte ofruar dy lojtarë që ka nën menaxhim.

“Unë kam shumë…, sidomos agjentë, kam shumë”, është përgjigjur Guardiola në pyetjen nëse Jose Mourinho është rivali i tij i vetëm.

Tutje trajneri spanjoll, duke folur rreth ofendimeve të Raiolas tha:” Dy muaj më parë ai më ofroi Mkhitaryan dhe Pogban”.

Kujtojmë se Mkhitaryan në janar u largua nga Manchester United drejt Arsenalit, ndërsa Pogba nuk po kalon momentet më të mira me trajnerin Jose Mourinho./Lajmi.net/