E papritur: Prishtina i largon tre futbollistë – Lajmi.net
E papritur: Prishtina i largon tre futbollistë
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 22:39, 17 July 2017
Gentrit Begolli, Shend Kelmendi e Endrit Krasniqi sot kanë filluar stërvitjet me Prishtinën, mirëpo i ndërprenë në gjysmë, ngase trajneri Arsim Thaqi i ka thënë se nuk kanë vend në skuadër.

Madje largimin nga klubi kryeqytetas e ka konfirmuar Gentrit Begolli përmes rrjeteve sociale.

“Të nderuar familjar dhe miq. Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Prishtina. Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente te mrekullushme, ku kemi arritur te fitojmë gjithçka që është e mundur në futbollin e Kosovës.. Po ashtu, falemnderoj disa nga trajnerët që kam punuar me ta, e mbi të gjitha tifozerin e zjarrtë Plisat. Me respekt, Gentrit Begolli”, ka shkuar ai në Facebook.

Fjalët kyçe: F.C Prishtina

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush