E papritur: Kjo është mbrojtja më e fortë në Serie A

E përditshmja italiane ‘La Repubblica’ ka analizuar shkurt momentin që po kalon klubi zikaltër.

Sport

25/09/2017 11:24

Interi i është kthyer fitoreve në Serie A pas barazimit ndaj Bolognas.

Këtë herë duke fituar ndaj Genoas me rezultat 1-0 me golin e Danilo D’Ambrosios.

“Më në fund vjen fitorja e Interit. Spalletti tani fiton minimalisht. Një skuadër që nuk të argëton, por ka mbrojtjen më të mirë në kampionat me dy gola të pësuar”.

Gola janë pësuar në fitoren ndaj Romës në fitoren 1-3 dhe barazimin ndaj Bolognas.

Në qendër të mbrojtjes të pazëvendësueshëm janë Milan Skrinar dhe Joao Miranda. Ndërsa anësor D’Ambrosio, Dalber me raste Yuto Nagatomo.