E papritur: Kante në La Liga

Real Madrid ka intensifikuar N’Golo Kanten si transferim të mundshëm për afatin kalimtar të janarit.

Sport

19/10/2018 11:29

Mesfushori francez N’Golo Kante po kërkohet nga Real Madrid.

‘Le10Sport’ shkruan se ‘Los Blancos’ po shfaqin interesim për reprezentuesin  Francës, që është pjesë e Chelsea në Premierligë.

Ky operacion duket shumë i komplikuar, duke e ditur rëndësinë që Kante ka në formacionin e Sarrit te Chelsea.

Madje për të penguar largimin e tij, Chelsea i ka vendosur në tavolinë kontratën e re Kantes, që e mban në ‘Stamford Bridge’ deri në vitin 2023./Lajmi.net/