E papritur: Isco mund të përfundojë në Premierligë

Isco kërkohet me ngulm nga Maurizio Sarri.

Sport

22/07/2018 15:18

Isco ende nuk e ka të sigurtë qëndrimin te Real Madridi.

Sipas “Diario Gol”, mesfushori ka kërkuar garanci nga Julen Lopetegui për hapësirat në formacion, përcjellë “Lajmi.net”.

Shumë e interesuar për futbollistin mbetet ndërkohë Chelsea.

Blutë kanë gati ofertën për shkëmbimin e Iscos me Eden Hazard, gjithnjë nëse Reali shton edhe disa miliona euro. /Lajmi.net/