E papritur: Enrique merr drejtimin e gjigantit të Premierligës

Luis Enriquen mund ta shohim në Premierligën angleze edicionin e ri.

Merkato

17/06/2017 21:47

Është skuadra e Chelsea që po mendon për ish trajnerin e Barcelonës, i cili aktualisht është i papunë.

Chelsea e sheh Enriquen si zëvendësues të Antonio Contes, nëse ky i fundit vendos të largohet, shkruan ‘The Independent’, përcjell lajmi.net

Raportet mes Roman Abramovichit dhe Antonio Contes janë thyer që nga momenti që ky i fundit i dërgoi mesazhin e largimit Costas, ku i kërkoi te mendonte për një skuadër të re.

Kjo mënyrë e largimit të Costas, nuk i ka pëlqyer aspak Abramovichit, që pretendon se është dëmtuar reputacioni i skuadrës kampione të Anglisë./Lajmi.net/