E papritur: Asnjë gjyqtar i Premierligës në Kupën e Botës

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, sot ka zbuluar listën me gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në Kupën e Botës në Rusi.

Sport

29/03/2018 21:58

Në listën e FIFA për Kupën e Botës janë 36 gjyqtarë dhe 63 asistentë, që vijnë nga 46 vende të ndryshme të botës.

Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen me dy gjyqtarë, por befasi është se në Kupën e Botës nuk do ta kemi asnjë gjyqtar nga Premierliga.

Në anën tjetër, Italia përfaqësohet me Gianluca Rocchin./Lajmi.net/