E papranueshme: Simpatizantët e VV-së e përbaltin Kosovën në sytë e botës (Foto)

Kombëtarja e Kosovës në basketboll dje arriti sukses historik duke siguruar ndeshjet kualifikuese për botërorin Kina 2019.

Lajme

20/08/2017 20:06

Djelmoshat kosovarë arritën që me mund dhe angazhim të mposhtin Estoninë, në një ndeshje e cila nuk dihej se si do të përfundonte deri në minutat e fundit.

Ky sukses u paraqit edhe nga faqja zyrtare e FIBA-s e cila përgëzoi shtetin e Kosovës për këtë arritje, shkruan lajmi.net

Shumë shqiptarë në komente e shprehën gëzimin e tyre për kualifikimin e Kosovës, por kështu nuk vepruan të gjithë.

Një person me emër në facebook, Argjent Osmanson ka komentuar në këtë postim të FIBA-s duke ofenduar rëndë Kosovën.

“Kosova është shtet m**”, ka komentuar ai i cili nga postimet në facebook vërehet se është simpatizant i Vetëvendosjes.

Nga shumë komente të urimit dhe të gëzimit, shumë serbë shprehën nervozën e tyre për këtë sukses të Kosovës. /Lajmi.net/