E pahijshme: Lojtarët e stolit hedhin topa në fushë për të vonuar lojën

Frosinone do të jetë për herë të dytë në histori në Seria A sezonin tjetër, teksa në finalen e “play-off” ndaj Palermos, arriti të fitonte 3-2 me rezultat të përgjithshëm, duke siguruar kështu rikthimin në elitën e futbollit italian.

Sport

17/06/2018 17:05

Një detaj interesant nga kjo ndeshje kaq e rëndësishme, ishte momenti kur në minutat e fundit të ndeshjes, disa lojtarë zëvendësues të Frosinones, që qëndronin në stol, hidhnin në fushë topa për të ndalur lojën, e duke vonuar kështu takimin.

Përndryshe në Serie A janë ngjitur edhe Parma dhe Empoli.