E pafalshme: Ja sa shumë ka pësuar Reali këtë sezon nga gabimet e gjyqtarëve

Real Madrid nuk ka arritur më shumë se një barazim në derbin me Atletico Madridin, duke luajtur 0-0.

Sport

19/11/2017 18:16

Ky barazim e lë Realin në vendin  e tretë në La Liga me 24 pikë, 10 pikë larg skuadrës lidere te Barcelonës.

Gazeta ‘AS’ në versionin e saj online, ka bërë një raport me momentet kur gjyqtarët kanë ndëshkuar Real Madridin.

Sipas ‘AS’, ekzistojnë dhjetë raste kur është ndëshkuar Real Madrid padrejtësisht nga gjyqtarët, të cilat kanë mundur të sjellin nëntë pikë.

Këtë raport gazeta spanjolle e sjellë në mënyrë kronologjike, duke nisur nga ndeshja mes Real Madridit dhe Valencias në Bernabeu.

Parejo ndërhyri në zonën e rreptësisë ndaj Benzemas, por gjyqtari nuk fishkëlleu penallti.

Gabimi i radhës i gjyqtarëve ndaj Realit, ndodhi në xhiron e tretë në Bernabeu, ndaj Levantes. Ishte një ndërhyrje në Theon që nuk u akordua penallti, duke bërë që Reali t’i humbas dy pikë tjera.

Përsëri në Bernabeu, edhe përsëri gjyqtarët me gabime të njëjta. Humbja e Real Madridit ndaj Betisit, do të shndërrohej në fitore, nëse gjyqtari do t’i akordonte tre penalltitë e pa dhëna ndaj kampionëve të La Ligas. Duke filluar te ndërhyrja në Marcelon, loja me dorë në zonë nga mbrojtësi i Betis dhe ndërhyrja në Ronaldon.

Dy penallti Realit nuk iu akorduan as edhe në ndeshjen e xhiros së 11-të, kur në Bernabeu mposhti 3:0 Las Palmas.

Dhe në fund, ‘AS’ është ndalur të barazimi me Atletico Madridin, duke cekur tre momente kur Realit gjyqtari i ndeshjes ka mundur t’i akordoi penallti, duke nisur nga ndërhyrja në Ramos, loja me dorë e Godin dhe mbajtja me dorë që Torres i bëri Nachos./Lajmi.net/