E padëgjuar: Vajza mbahet e mbyllur nga prindërit sepse është shumë e bukur

Një histori e pabesueshme vjen nga Rusia, ku një vajzë me emrin Angelica Kenova, është mbajtur e mbyllur në shtëpi nga prindërit e saj sepse është shumë e bukur. Ata e mbrojnë vajzën e tyre në mënyra ekstreme dhe sa herë që Angelica del, ajo shoqërohet gjithmonë nga truprojet.

Fun

07/07/2018 09:13

Angelica konsiderohet si “Barbie ruse” dhe ka një fytyrë e fizik mjaft të ngjashme me atë të kukullës së famshme. “Që kur isha një fëmijë, prindërit e mi më trajtonin si një princeshë të vërtetë dhe nuk më linin të dilja vetëm jashtë, apo të shkoja në takim me djem vetëm, pasi shoqërohesha gjithmonë nga mami. Pra mund të themi se unë nuk jam një vajzë e zakonshme”, është shprehur Angelica. Tashmë 29 vjeçe, Angelica nuk ka qenë asnjëherë në një lidhje dhe vazhdon që të jetojë me prindërit e saj, të cilët nuk e lënë që të jetojë vetëm.

Rrobat vajza barbie i blen bashkë me mamanë e saj dhe nuk bën asnjëherë asgjë pa konfirmimin e prindërve. “Sapo u bëra adoleshente, prindërit më punësuan një trajner personal dhe unë që prej asaj kohe ushtrohem 2-3 orë çdo ditë, 5 herë në javë dhe kam një dietë të caktuar. Kështu që unë nuk jetoj një jetë normale, jam si një kukull”, ka theksuar Angelica. Ndër të tjera, ajo u shpreh se nuk ka kryer asnjëherë asnjë ndërhyrje estetike në trupin e saj sepse vetja i duket shumë e bukur. /Express/