E pabesueshme çfarë i ndodh trupit të njeriut gjatë seksit

Nëse me të vërtetë keni nevojë për ndonjë arsye që t’i nxehni gjërat në shtrat, atëherë s’keni pse të brengoseni më.

Lifestyle

16/02/2017 09:50

Përveç arsyeve të qarta për të cilat njerëzit bëjnë seks-dashuri, kënaqësi, krijimi i një fëmije shkenca tregon se seksi sjell shumë përfitime shëndetësore.

Prandaj, nëse në të ardhmen partneri të pyet, “A ishte ndjesi e mirë për ty?”, ju lirshëm mund të thoni po në më shumë se një mënyrë.

* Seksi djegë deri në 101 kalori tek meshkujt, ndërsa tek gratë deri në 69.

* Seksi ndihmon të flini më mirë, pasi që pas orgazmës trupi liron hormonin relaksues të quajtur prolaktin.

* Seksi e ulë shtypjen e gjakut dhe nivelet e stresit

* Seksi i rregullt sjell përfitime në sistemin kardiovaskular, për shkak se i zvogëlon rreziqet për sëmundje të zemrës.

* Disa studime sugjerojnë se meshkujt që ejakulojnë më shpesh kanë më pak rrezik të kancerit në prostatë.

* Seksi e përmirëson imunitetin dhe ju furnizon me mbrojtje nga gripat e zakonshëm

* Seksi e liron dhimbjen, prandaj gratë që zakonisht e injorojnë seksin për shkak të dhimbjeve të kokës, është mirë që të mos e bëjnë këtë…

* Disa studime tjera tregojnë se shpeshtësia e marrëdhënieve seksuale është e ndërlidhur edhe me një jetëgjatësi më të gjatë.

* Seksi i forcon lidhjet, pasi që oksitoksina, apo ndryshe e njohur si “hormoni i dashurisë”, lirohet gjatë intimitetit fizik dhe kontaktit lëkurë me lëkurë.