E pabesueshme! Sjell në jetë një “skuadër futbolli”

Një nënë amerikane ka thyer rekordin e mëparshëm botëror, duke sjellë më shumë fëmijë në jetë nga një shtatzëni e vetme. Fundjavën e fundit të muajit prill, në “Indianapolis Memorial Hospital”, ajo solli në jetë 17 fëmijë në një proces që zgjati mbi 29 orë.

Fun

19/05/2017 15:00

Mjeku Jack Morrow ishte njëri prej asistentëve gjatë të gjithë procesit. Ai deklaroi pas lindjes së saj se, kjo ishte një ngjarje historike dhe e pabesueshme.

“Fëmijët dilnin njëri pas tjetrit… Më besoni! Do të kem ende makthe nga kjo ditë e çuditshme në të gjithë jetën time. Ky ishte edhe procesi i fundit në të cilin asistova”, shpjegon doktori Jack Morrow.

Catherine Bridges dhe bashkëshorti i saj nuk kanë mundur të kenë fëmijë prej shumë vitesh. Vitin e kaluar ata vendosën të përdornin ndihmën mjekësore nga një klinikë fertiliteti në Rhodes Island.

E nga ajo që shohim, procesi i fertilizimit ka qenë më shumë sesa i suksesshëm. Ky çift i lumtur nuk u gëzua vetëm me një fëmijë, por me një familje tejet të madhe prej 17 meshkujsh të mrekullueshëm dhe identikë.

Jeni kuriozë për emrat? Sigurisht që çifti i ka zgjedhur edhe ato: James, Jacob, Jarod, Jarvis, Jason, Jeffrey, Jeremy, Jerome, Jesse, Jimmy, Joachim, Jonathan, Jonas, Joseph, Julian, Jimbo dhe për çudi, njëri që bën përjashtim pasi nuk fillon me “J”, Darth Porkinus. /Lajmi.net/