E pabesueshme: Ronaldo dhe Messi mbesin jashtë treshes finale për Topin e Artë

Mund të ju duket e pabesueshme, e papritur dhe e papranueshme, por, për herë të parë pas dhjetë viteve, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk do të jenë në treshen finalen për Topin e Artë.

Sport

21/11/2018 18:41

Dy futbollistët më të mirë që ka pasur historia, kanë dominuar sportin më të dashur në botë në dhjetë vitet e fundit.

Por, duket se dominimi i tyre po shkon drejt fundit këtë vit, me të dy që nuk gjejnë veten në treshen finale për Topin e Artë.

Media italiane ‘Tuttosport’ raporton se këtë vit në treshen finale për Topin e Artë do të jenë Luka Modric  dhe Raphael Varane i Real Madridit me Kylian Mbappen e PSG-së.

Topi i Artë do të dhurohet më 3 dhjetor, dhe sipas gazetës italiane Luka Modric shihet si favorit për ta tërhequr këtë çmim./Lajmi.net/