E pabesueshme: Republika Islamike e Iranit censuron ndeshjen e Bayern Munich

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në republikën islamike të Iranit.

Sport

17/02/2019 09:29

Televizionet iraniane kanë censuruar ndeshjen që u zhvillua mes Bayern Munich dhe Augsburg, përcjell lajmi.net.

E gjithë kjo ngjarje e pazakontë ka ardhur për arsyen se drejtësinë në atë takim do ta ndante një gjyqtare.

Uniforma e Bibiana Steinhaus ishte e pa tolerueshme për iranianët. Ajo binte në kundërshtim me kulturën islame, kështu që televizionet vendosën të mos e transmetojnë.

Me gjasë audienca iraniane do të humb shumë ndeshje të Bundesligas, pasi së fundmi atje ndeshjet po referohen nga femrat. /Lajmi.net/