E pabesueshme që makina Tesla X përdoret edhe për këtë qëllim (VIDEO)

Nuk mund të besohet se Elon Musk e kishte në mendje këtë qëllim kur ai ofroi për blerësit makinën elektrike Model X, por kjo makinë sigurisht që ka një dobi të gjerë përdorimi.

Auto & Tek

15/03/2017 00:34

Edhe pse karoseria është e ngritur nga toka dhe me mundësinë për fuqi ngasëse në të 4 rrotat, Tesla X është projektuar kryesisht si një mjet që ndihet mirë në asfalt, ku performancat e saj shquhen më së tepërmi.

Se Model X mund të përgjigjet në sfida shumë më të vështirë e dëshmon regjistrimi në vijim. Para makinës është një detyrë që zakonisht ndërmerret nga makinat për terene të vështira dhe traktorë – tërheqjna e një rimorkio me dru:

YouTube player